Ata janë këngëtarët më të vegjël të showbizi-t shqiptar. Florianin e njihni të gjithë sepse kënga e tij “Ngjyra e kuqe” nuk harrohet kollaj. Djali nga Maqedonia është nën menaxhimin e këngëtarit Adrian Gaxha dhe bashkë kanë shumë suksese muzikore. Por pjesë e showbiz është bërë edhe Endri, një djalë 15 vjecar nga Prishtina i cili menaxhohet nga producentët, Zapp and Chriss. Duke qenë se dy djemtë kanë një moshë, fansat e tyre të zjarrtë mendojnë që ata janë rivalë, por Floriani i vogël i ka treguar përmes kësaj fotoje se me Endrin janë shumë shokë. Ndiqni një bisedë të tyre në WhatsApp.