Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fillon gjyqi ndaj ish-Presidentit Trump

2021/02/09 at 7:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Trump: Këto ishin zgjedhjet më të trukuara në historinë amerikane

Në Senatin amerikan filloi të martën pasdite gjyqi i dytë ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Ai akuzohet për nxitje të rebelimit një muaj më parë duke u kërkuar mbështetësve të tij të përballen me ligjvënësit në Kapitol ndërsa ata po çertifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020.


Protesta u kthye në një përplasje të dhunshme. Rreth 800 mbështetës të Trump sulmuan autoritetet e Kapitolit, thyen dyer e dritare, plaçkitën disa zyra të Kongresit dhe u përleshën me policinë. Si pasojë pesë persona mbetën të vdekur, mes tyre një oficer i policisë së Kapitolit, si dhe një protestuese e cila u qëllua nga një oficer policie.

100 senatorë, 50 për secilën palë, të cilët do të shërbejnë si anëtarë të jurisë gjatë procesit gjyqësor në Senat, ndodhen në një pozicion të pazakontë. Shumë prej tyre ishin dëshmitarë të kaosit të 6 janarit, ditë gjatë së cilës u detyruan të largohen nga kjo dhomë e Kongresit për arsye sigurie.

Që ish-presidenti të shpallet fajtor mbi akuzën e ngritur do të duheshin votat e dy të tretës së anëtarëve të Kongresit, ose demokratëve do t’u nevojiteshin votat e 17 republikanëve duke e marrë të mirëqenë që të 50 senatorët demokratë do të votojnë për shpalljen e tij fajtor. Në këto kushte, është pothuajse e garantuar që Senati do të votojë për lirimin nga akuza të ish-Presidentit Trump, ashtu sikundër një vit më parë kur ai u akuzua se i kishte bërë presion presidentit të Ukrainës që të siguronte informacione dëmtuese kundër Biden, përpara zgjedhjeve të nëntorit të kaluar.

Por pavarësisht rezultatit Trump do të jetë i vetmi president në historinë më shumë se dy shekullore amerikane ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkimin nga Senati.

Një javë pas sulmit në Kapitol, Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 232 vta pro dhe 197 kundër, për ngritjen zyrtarisht të akuzës ndaj zoti Trump. 10 republikanë iu bashkuan të 222 demokratëve, duke akuzuar Trump për “nxitje rebelimi”.

Me përfundimin e mandatit të tij, më 20 janar, ditë kur u inaugurua Presidenti i ri i vendit Joe Biden, zoti Trump u nis drejt Floridës.

Ish-Presidenti ka refuzuar një kërkesë të demokratëve për të dëshmuar në gjyqin kundër tij në Senat dhe nuk pritet të marrë pjesë në të. Gjyqi mund të zgjasë një javë ose më shumë.

Nëntë ligjvënës të Dhomës së Përfaqësuesve të cilët do të shërbejnë si prokurorë të çështjes, thonë se Trump, falë nxitjes së mbështetësve për për të msyrë drejt Kapitolit për të kundërshtuar humbjen e tij në zgjedhje, është “i vetmi përgjegjës” për trazirat që pasuan.

Zoti Trump u kërkoi mbështetësve të vinin në Uashington më 6 janar, duke folur rreth një zhvillimi që e përkufizoi si “të papranueshëm”. Në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë pak përpara se mbështetësit e tij të niseshin drejt Kapitolit, zoti Trump vazhdoi me breshërinë e pretendimeve të tij të pabazuara, të hedhura për javë të tëra për manipulim të zgjedhjeve që, sipas tij, i kushtuan atij mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fjalimit të tij që zgjati më shumë se një orë, zoti Trump u tha mbështetësve “që në mënyrë paqësore e patriotike të bëjnë që zërat e tyre të dëgjohen” duke marshuar drejt Kapitolit.

Por ai gjithashtu i inkurajoi ata duke u thënë: “Vendi ynë ka duruar boll. Ne nuk do ta durojmë më dhe e gjitha kjo është për këtë qëllim. Dhe për të përdorur një term të preferuar për të gjithë ju, ne do ta ndalim vjedhjen”.

“Ne do të luftojmë”, shtoi ai. “Ne do të luftojmë me çdo kusht dhe nëse nuk luftojmë kështu, nuk do të kemi më shtet”, tha Trump.

Në një argumentim ligjor të çështjes përpara gjyqit në Senat, prokurorët e çështjes thanë se: “Përgjegjësia e Presidentit Trump për ngjarjet e 6 janarit është e qartë” dhe se “sjellja e tij duhet të deklarohet e papranueshme në mënyrë të qartë e pa mëdyshje”, edhe pse ai nuk është më në detyrë.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara mundëson heqjen e zyrtarëve të gjetur fajtorë për “krime dhe shkelje të rënda”. David Schoen dhe Bruce Castor, dy avokatët me eksperiencë që do të përfaqësojnë Trump, argumentojnë se duke qenë se ai nuk është më president, ai nuk mund të hiqet nga detyra dhe se gjyqi ndaj tij është anti-kushtetues.

Sidoqoftë, Senati ka zhvilluar në të kaluarën gjyqe për ish-zyrtarë, duke mos u lejuar të shmangin një gjyq për shkelje të mundshme nëpërmjet dorëheqjes, siç ndodhi në një rast të vitit 1876, ose në rastin e zotit Trump, që la detyrën sepse i kishte mbaruar mandati. Për më tepër, prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve argumentojnë se Trump nxiti trazirat dhe u akuzua nga Dhoma e Përfaqësuesve ndërsa ishte ende në detyrë.

Senatori Rand Paul i shtetit Kentaki, një mbështetës i vendosur i Trump, u përpoq të bllokonte gjyqin për arsye të tilla kushtetuese, por pesë republikanë u bashkuan me të 50 senatorët demokratë në votimin 55 me 45 për ta vazhduar procesin. Por votimi gjithashtu sinjalizoi se mbështetja republikane për pafajësinë e zotit Trump mbetet e konsiderueshme, e mjaftueshme për të bllokuar shpalljen e tij fajtor.

Senatori Paul thotë se ekzistojnë “zero shanse për dënimin e tij”. Nëse Trump do të shpallej fajtor, Senati, me një shumicë të thjeshtë votash, mund t’i ndalonte atij mbajtjen e funksioneve publike në të ardhmen.

Sot, avokatët e Trump dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që shërbejnë sërish si prokurorë, pritet të debatojnë për kushtetueshmërinë e zhvillimit të gjyqit. Nëse Senati vendos që procesi të vazhdojë, prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve do të fillojnë të paraqesin argumentet e tyre të mërkurën, ndoshta duke shfaqur disa nga xhirimet e marra gjatë orëve të trazirave.

Në vazhdim, avokatët e presidentit do të përgjigjen me mbrojtjen e tij. Sipas një marrëveshjeje të njoftuar të hënën nga udhëheqësit e kongresit, secila palë do të ketë 16 orë përgjatë dy ditëve për të paraqitur argumentet.

Avokatët e zotit Trump kanë ngritur një mbrojtje të fuqishme dhe pretendojnë se ish-presidenti nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi më 6 janar.

Në një material përmbledhës të paraqitur të hënën, ata pretenduan se çështja kundër tij është një “teatër politik” i demokratëve anti-Trump. Avokatët e Trump sugjeruan se ai thjesht po ushtronte të drejtën e tij të garantuar në kushtetutë për fjalën e lirë, kur ai kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve dhe thanë se ai inkurajoi qartazi mbështetësit e tij për t’u angazhuar në një protestë paqësore.

“Përkundrazi, kjo ishte vetëm një përpjekje egoiste e udhëheqjes demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve për të shfrytëzuar ndjenjat e tmerrit dhe konfuzionit që përfshinë të gjithë amerikanët nga mbarë spektri politik, kur panë shkatërrimin në Kapitol më 6 janar nga disa qindra persona”, shkruajnë avokatët. “Në vend që të veprojnë për të shëruar kombin, ose të paktën duke u përqëndruar në ndjekjen penale të shkelësve të ligjit që sulmuan Kapitolin, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve (Nancy Pelosi) dhe aleatët e saj janë përpjekur të përdorin kaosin e momentit për përfitim politik”, shkruajnë ata.

Në përgjigje, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që shërbejnë si prokurorë thanë se, “Ne jetojmë në një vend të qeverisur nga shteti ligjor, dhe jo nga dhuna e turmës e nxitur nga presidentë që nuk pranojnë dot humbjen në zgjedhje”.

“Provat për sjelljen e Presidentit Trump janë të shumta”, shkruajnë ata. “Ai nuk ka asnjë justifikim ose mbrojtje të vlefshme për veprimet e tij. Dhe përpjekjet e tij për t’i shpëtuar përgjegjësisë janë krejtësisht të kota. Siç thuhet në akuzë, Presidenti Trump shkeli betimin e detyrës së tij dhe tradhtoi popullin amerikan”, shkruajnë prokurorët./ VOA

Etiketa: donald trumpgjyquashington


Ju sugjerojmë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

23 Shtator, 2025 10:55 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
Bota

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

23 Shtator, 2025 10:04 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

23 Shtator, 2025 9:34 pm
VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
Bota

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

23 Shtator, 2025 8:56 pm
Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025 7:44 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Para
Sarandë/ Shpërthim eksplozivi, objekti në pronësi të ish-kreut të Aluiznit

Sarandë/ Shpërthim eksplozivi, objekti në pronësi të ish-kreut të Aluiznit

Patozi i hapur për koalicion pas 25 Prillit

Patozi i hapur për koalicion pas 25 Prillit

Identifikohet i riu që u gjet i pajetë në Vlorë

Identifikohet i riu që u gjet i pajetë në Vlorë
















TE FUNDIT

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
23 Shtator, 2025

Analisti Enton Abilekaj thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim politik i PS. Në emisionin “Opinion”, Abilekaj i...

Lexo më shumë

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com