InstaBIZ

Fifi urim special Florit: Gëzuar ditëlindjen, mashkulli im i preferuar


               Publikuar në : 09:08 - 24/08/19 |
el ida

Këngëtari dhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi, festoi 37-vjetorin e lindjes së tij. Megjithëse prej kohësh nuk ka qenë aktiv në rrjete sociale, fansat nuk harruan ta uronin në një postim të vjetër në Instagram, duke i shprehur dashamirësinë e tyre.

Ndër të tjera, një urim të veçantë Flori e ka marrë edhe nga këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi. Ajo ka publikuar në profilin e saj një foto të Florit, në të cilën shkruan:

“Sikur pak njerëz të ishin si ty! Gëzuar ditëlindjen mashkulli im i preferuar.”

Kujtojmë se dyshja u përfol disa muaj më parë për një lidhje dhe gjithçka nisi pas një videoje që qarkulloi në rrjet, ku Flori dhe Fifi shfaqeshin si dy të dashuruar./Opinion.al

Pas