Aktualitet

Fevziu për Nishanin:Modestia dhe mungesa e protagonizmit të tepruar, vlera të tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:05 - 28/05/22 |
Opi Nion

Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë një foto me ish-Presidentin Bujar Nishani, ndërsa ka përcjellë ngushëllimet për largimin e tij të parakohshëm nga jeta.

Në një postim në Facebook, Fevziu shprehet ndër të tjera se modestia dhe mungesa e protagonizmit të tepruar qenë dimensione me vlerë të tij.

Postimi i plotë

Bujar Nishani, Presidenti i shtate i Shqiperise nderroi jete pak minuta me pare. Ai nuk i rrezistoi dot pasojave postkovid qe e moren ne moshe ende shume te re, pa mbushur ende 56 vjec. Bujar Nishani ishte nje sherbyes i perkushtuar publik i Shqiperise. Ai mbajti disa nga detyrat me te rendesishme te shtetit. Qe nga Minister i Brendshem, Minister Drejtesise e deri ne President i Republikes. Modestia dhe mungesa e protagonizmit te tepruar qene dimensionet me me vlere te tij. Ai diti te permbushe cdo detyre qe ju caktua dhe nuk bertiti kurre qe te tjeret ta shihnin punen e tij. Po kaq qetesisht iku nga kjo bote dhe nga ky vend qe e deshi dhe ju perkushtua me devocion. U prehsh ne paqe President.

Pas