Bota

Festat e fundvitit nën hijen e Omicronit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 17/12/21 |
Opi Nion

Derisa varianti i ri i koronavirusit, Omicron po përhapet shpejt në të dyja anët e Atlantikut, amerikanët dhe evropianët po hyjnë në sezonin e festave të fundvitit me ankth për herë të dytë.

Shkencëtarët njëkohësisht po përpiqen të kuptojnë sa më shpejtë e sa më shumë rreth variantit të ri, Omicron.

Presidenti amerikan, Joe Biden më 16 dhjetor paralajmëroi se Omicroni paraqet rrezik në SHBA duke krijuar valën e re të sëmundjes ndonëse varianti Delta deri tash kontribuoi shumë në rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve.

“I jemi afruar dimrit me shumë sëmundje dhe vdekje” për të pavaksinuarit, tha Biden duke bërë thirrje që të vaksinuarit të marrin dozën e tretë ndërsa të pavaksinuarit të vaksinohen.

Ende ka shumë paqartësi lidhur me variantin e ri por, sipas zyrtarëve shëndetësorë dihet se Omicron përhapët shumë më shpejtë sesa Delta.

Ministrat e Shëndetësisë të shtatë shteteve më të industrializuara në botë e vlerësuan variantin Omicron, si “kërcënimin më të madh ndaj shëndetit publik në botë”, duke shtuar se “është më e rëndësishme se kurrë më parë që shtetet të bashkëpunojnë nga afër”.

Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve dhe paqartësia rreth variantit të ri vjen në kohën kur njerëzit planifikojnë të udhëtojnë për shkak të festave të fundvitit, duke krijuar kushte që virusi të përhapet akoma më shumë. Njëkohësisht shumë prej njerëzve megjithatë janë duke i anuluar udhëtimet.

Pas