Aktualitet

Festa e Kurban Bajramit, besimtarët mbushin sheshin “Skënderbej”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:33 - 09/07/22 |
Opi Nion

Besimtarët myslimanë kudo në botë festojnë sot Kurban Bajramin, që njihet ndryshe si Festa e Sakrificës.

Të shumtë ishin besimtarët që falën namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”, këtë mëngjes në Tiranë.

Sipas traditës së festës së Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë pas kryerjes së ritit fetar e vazhdojnë ditën me kryerjen e vizitave tek familjarët dhe të afërmit e tyre. Pjesë e traditës së Bajramit është edhe therja e kurbanit, mishi i të cilit ndahet mes pjestarëve të familjes, të afërmve dhe të varfërve.

Kjo ditë për besimtarët myslimanë shënon vullnetin e Ibrahimit për të sakrifikuar djalin e tij sipas urdhrave të Zotit./Opinion.al

Pas