Aktualitet

Festa e Kurban Bajramit, krerët e shtetit përcjellin urime për besimtarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 09/07/22 |
Opi Nion

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot festën e Kurban Bajramit.

Ndërkaq, disa prej figurave  politike kanë përçuar mesazhet e tyre për festën e Bajramit nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjodhi t’i urojë besimtarët myslimanë për festën nëpërmjet disa fotove të shkrepura nga falja e namazit në xhaminë e re të Ballies në Elbasan gjatë mëngjesit të sotëm.

“Gwzuar Kurban Bajramin. Me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan”, shkruan Rama.

Ndërkohë, urimeve për festën e Kurban Bajramit i është bashkuar edhe presidenti i vendit, Ilir Meta, teksa citon fjalët nga  libri i shenjtë i besimtarëve Kurani.

“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. – Kuran. Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar!Me urimin e përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi në familjet Tuaja, të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit.
Adhurim dhe lutje të pranuara!”, u shpreh Meta.

Ndërsa, Lindita Nikolla teksa e cilëson Kurban Bajramin si simbol të sakrificës e mirësisë uron besimtarët myslimanë për festën.

“Kurban Bajrami, shenjë e përkushtimit fetar. Simbol i sakrifices e mirësisë njerëzore. Kurban Bajrami kapërcen kufijtë e besimit”, shprehet kryetarja e Kuvendit./Opinion.al

Pas