Aktualitet

55 vite pas shembjes nga komunizmi, hap dyert xhamia e rindërtuar e Ballies



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:46 - 09/07/22 |
el ida

Xhamia e Ballies në Elbasan ka hapur dyert për besimtarët myslimanë që kanë falur këtë mëngjes namazin e Kurban Bajramit. Objekti  i rindërtuar në gjurmën e xhamisë së dikurshme, e shembur nga sistemi komunist në vitin 1967, ka sot një kapacitet prej 4600 vendesh përfshirë pjesën e brendshme dhe të jashtme të saj.

E shtrirë në një kat nëntoke, kati përdhe dhe dy meskate, sipërfaqja totale e ndërtimit e xhamisë është 1776 m2, nga të cilat rreth 830m2 është sipërfaqja e dedikuar për falje e ndarë në mënyrë të dedikuar për gratë dhe burrat.

Xhamia e Ballijes është vizituar nga Evlija Çelebiu. Sipas Çelebiut, xhamia e Ballijes është ndërtuar në vitin 1017, të hixhretit (17 prill 1608 deri më 6 prill 1609) dhe është vendosur në qendër të qytetit./Opinion.al

Pas