Bota

Mbërrin “Belgorod”, nëndetësja më e madhe ruse që nga koha e Bashkimit Sovjetik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:56 - 09/07/22 |
el ida

Një nëndetëse e madhe me energji bërthamore me qëllime speciale kërkimi, eksplorimi dhe shpëtimi në thellësi të madhe, më e madhja që nga flota sovjetike, e pajisur me dronë me rreze të gjatë veprimi Poseidon, gjithashtu me fuqi bërthamore, i është dorëzuar Marinës Ruse me një ceremoni të shkurtër. Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë Tass dhe Interfax që thonë se dronët atomikë Poseidon të kësaj nëndetëseje, të njohur për NATO-n me emrin e koduar Kanyon, mund të armatosen me koka bërthamore, konvencionale ose mjete kërkimore.

Belgorod, rezultat i Projektit 09825, u ndërtua nga kantieret detare Jsc Sevmash, të cilat janë pjesë e United Shipbuilding Corporation (USC), grupi më i madh rus i ndërtimit të anijeve. Komandanti i Marinës Ruse, Adm. Nikolay Yvemenov, tha se Belgorod “hap mundësi të reja për Rusinë për të kryer kërkime dhe e ndihmon atë në ekspeditat shkencore ose operacionet e shpëtimit në zona të largëta të oqeaneve në mbarë botën”.

Belgorod ishte menduar të dorëzohej në vitin 2020, por projekti pësoi vonesa në përfundimin e të gjitha testeve. Nëndetësja tjetër me qëllime speciale që do t’i dorëzohet Marinës së Moskës do të jetë Khabarovsk, e cila, shkruan Interfax, do të pajiset me drone Poseidon me koka bërthamore.

 

Pas