Kryesore

Evangjeli Veli shpallet kampione Europe në peshëngritje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 29/05/22 |
Opi Nion

Peshëngritësja shqiptare, Evangjelia Veli është shpallur Kampione Europe në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Ajo realizoi të tre provat me siguri duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës.

Në fund, emocionet ishin të jashtëzakonshme, me peshëngritësen shqiptare që e kishte të pamundur të mbante lotët.

Sa i përket renditjes, pas saj u pozicionua peshëngritësja ukrainase Kamila Kontop dhe më pas, ajo nga Belgjika, Nina Streck./Opinion.al

Pas