Aktualitet

Evangjeli Veli kampione Europe/Kushi:E para vajzë shqiptare që ngre lart flamurin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:58 - 29/05/22 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka uruar sportisten Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione e Evropës në peshëngritje.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja shkruan se Veli shkroi historinë këtë të diel duke u bërë vajza e parë shqiptare që ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari.

Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes!

Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje”,-shkruan ministrja./Opinion.al

Pas