Aktualitet

Veli shpallet kampione Europe në peshëngritje, Rama publikon momentin emocionues


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:10 - 29/05/22 |
Opi Nion

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi peshngritësja shqiptare, Evangjeli Veli u shpall Kampione e Europës për peshat deri në 55 kg.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama ka ndarë momentin emocionues kur peshëngritësja Veli siguron medaljen e artë.

Ajo u shpall Kampione Europe në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa mori medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes.

Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg”,-shkruan Rama bashkëngjitur me videon./Opinion.al

Pas