Kronikë

Makina pëson defekt dhe bie në kanal, shpëton mrekullisht shoferi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 29/05/22 |
Opi Nion

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Lalmit të ri në Lezhë, ku një automjet ka rënë në kanal.

Paraprakisht mësohet se automjeti i tipit “Volkswagen” ka pësuar një defekt dhe ka marrë gaz automatikisht.

Kjo ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin e automjetit, i cili më pas ka rënë në një kanal.

Fatmirësisht drejtuesi nuk pësoi asnjë lëndim.

Ndërkohë, policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Pas