Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europa, Trump dhe marrëveshja me Iranin

2018/04/27 at 6:02 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Europa, Trump dhe marrëveshja me Iranin

Lëvizja e Macron hap një rrugë të re për një marrëveshje nukleare të përbashkët.


Vizita e Emmanuel Macron në Washington këtë javë qe e veçantë për shkak të atmosferës së ngrohtë që e shoqëroi, por domethënia e saj është më shumë se substanciale. Presidenti francez u shpreh se është i gatshëm të pranojë një marrëveshje nukleare që së paku përfshin kërkesat e presidentit Trump.

“Ne duam një stabilitet të qëndrueshëm dhe unë besoj se bisedimet që ne kishim së bashku e kanë bërë të mundur hapjen e një rruge për një marrëveshje të re,” kështu u shpreh z. Macron të martën, duke habitur bashkëkombësit e tij Europianë.
Media më pro Trump i dha një vëmendje më të madhe asaj çfarë tha Macron një ditë më pas duke shtuar se presidenti francez mendon se Trump do ende të dalë nga marrëveshja me Iranin në 12 maj, por nuk është ky lajmi i vërtetë.

Në fakt kemi një progres drejt një rishikimi të përbashkët mes Europës dhe SHBA.
Specifikisht, lideri francez duket se është në të njëjtën anë me rishikimin dhe rregullimin e dy apo tre problemeve të mëdha që ka marrëveshja e ideuar nga John Kerry-Barack Obama: forcimin e inspektimeve në çdo zonë të dyshuar brenda Iranit dhe shtimin e një provizioni tek raketat balistike të Iranit. Macron duket se mbështeste edhe idenë e Trump për një strategji që do të përmbante Iranin, që do të thotë ballafaqimi me një seri sulmesh kibernetike, abuzimeve me të drejtat e njeriut, mbështetjen në luftë kundër terrorizmit dhe adventurizimit miltar.

***

Ky është një hap i madh përpara dhe na ofron shpresën se SHBA, Franca, Britania dhe Gjermania mund të bien dakord për një marrëveshje të riparë. Në media shpesh theksohet se Irani, Rusia dhe Kina nuk do të bien dakord me këtë marrëveshje e kjo është e pasaktë. Plani i Bashkëpunimit të përbashkët, apo siç njihet marrëveshja, nuk është një traktat. Z. Obama nuk e miratoi kurrë në Senat sepse ai e dinte që nuk do të mund ta kalonte. Marrëveshja është esenciale për një set rregullash për të cilat është rënë dakord në Kombet e Bashkuara por që në fakt i mungon forca e ligjit të SHBA.

SHBA dhe Franca janë ende në negociata mbi rrezen e raketave që do të ndalohen. Por ne na është transmetuar se mosmarrëveshja më e madhe mes SHBA dhe z. Macron lidhet me provigjionet e fundit të marrëveshjes. Për të dalë me një marrëveshje në fund të mandatit, z. Obama ra dakord që pakti të përfundonte në 2025.
Kjo periudhë kohore është në fakt një ftesë për Iranin që të fitojë kohë për të rinisur programin e tij nuklear nga një pozitë ekonomike më e favorshme në thuajse shtatë vjet nga sot. Për rrjedhojë presidenti Trump ka të drejtë kur dëshiron ta bëjë permanente këtë marrëveshje dhe z. Macron u shpreh në Kongres të mërkurën se “Irani nuk do të ketë kurrë në zotërim një armë nukleare. As sot. As në pesë vjet. As në 10 vjet. Kurrë!” Pra edhe pas 2025.

Europianët kanë frikë se kjo do t’i japë shteg Iranit që ai të krijojë një bombë. Por ndonëse mullahët do të protestojnë, Irani ka incentiva për të qëndruar në një marrëveshje të rishikuar. Termat janë shumë të mira për Iranin që ai të heqë dorë qoftë edhe me një marrëveshje të revizionuar dhe Irani nuk mund të përballojë dot një rikthim të sanksioneve nëse dëshiron që të ketë një rritje ekonomike dhe punësim të të rinjve. Iranit i duhen investime dhe tregti me jashtë.

Në fund të provigjionit, Irani mundet të vendosë të injorojë në rishikim të marrëveshjes nga dyshja SHBA-Europë ta rishikojë dhe presë deri në 2025 për të testuar forcën e këtyre fuqive. Kjo është një arsye e fortë për të mos bllokuar në një pikë të vetme marrëveshjen me SHBA dhe Europës.

Benefitet do të jenë të konsiderueshme. Një marrëveshje e riparë do të tregojë një Perëndim më të bashkuar përballë revanshizmit rus dhe imperializmit iranian. Do t’i tregojë Iranit se qëndrimi i qullët i Obama-Kerry qe një përjashtim dhe aspak konsensusi perëndimit. Në prag të takimit Trump_Kim Jong Un, një rishikim i marrëveshjes Europë-SHBA do të rishkruante dhe përforconte kërkesat e Trump ndaj Koresë së Veriut që kjo e fundit të shkrijë përfundimisht programin e saj nuklear për të pasur marrëdhënie normale me botën.

Nëse Europa dhe SHBA nuk do të bien dakord, z. Macron ka të drejtë kur parashikon se presidenti Trump do të mbajë fjalën edhe do të largohet në 12 maj nga marrëveshja. Do të ketë zëra të fortë diplomatikë dhe Trump do të akuzohet nga të përhershmit. Irani dhe Europa do të përpiqen të izolojnë SHBA nga ana diploamtike.

Por presidenti Trump ka shumë mundësi t’i vendosë Iranit sanksione prej ligjeve të SHBA. Nëse Europa do të përpiqet t’i bashkohet Iranit dhe Rusisë dhe do të izolojë SHBA, administrata Trump mund të vendosë një sanksion të dytë ndaj kompanive Europiane për bizneset që bëjnë në Iran. Të vendosur përballë zgjedhjes mes biznesit me SHBA apo Iranin shumica e kompanive do të zgjedhin të parën. Por nuk duhet harruar se tërheqja e SHBA nga marrëveshja do të prodhojë një pasojë unilatarele shumë problematike.
Të gjitha këto na shtyjnë të mendojmë se SHBA dhe Europa duhet të bien dakord në termat për të rishkruar marrëveshjen me Obama-Kerry dhe Iranit. Europa duhet të vendosë nëse do të bashkohet me SHBA për ta bërë këtë marrëveshje të re me Iranin më të mirë sa i takon sigurisë globale apo të qëndrojë me termat e Obamas dhe të rrezikojnë marrëdhëniet me SHBA dhe sanksionet e kësaj të fundit ndaj tyre dhe Iranit.
Përshtatur për Opinion.al
Burimi: The wall street journal

Etiketa: europamarrëveshja me Iranintrump


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Video Opinion/ Vizita e Ramës në Berlin dhe mashtrimi me miliona euro i Gulf!

Video Opinion/ Vizita e Ramës në Berlin dhe mashtrimi me miliona euro i Gulf!

Debate për aeroportin e Vlorës/ Tabaku: Na jepni studimin, Gjiknuri: Eshtë sekret

Video/ Tabaku i kujton Damian Gjiknurit thëniet në 2014: Ja çfarë deklaronte për firmën Gulf

Arrestimi i autorëve të grabitjes së Kamzës, policia në deklaratë për mediat

Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj
















TE FUNDIT

“Dhjetëra mln euro për asfalt elektoral”/Vokshi: Rriten rastet e blerjes së votës!

“Dhjetëra mln euro për asfalt elektoral”/Vokshi: Rriten rastet e blerjes së votës!
9 Maj, 2025

Albana Vokshi, deputetja e Partisë Demokratike ka ngritur sot akuza të rënda lidhur me fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste, duke...

Lexo më shumë

FOTOT/ FSHF publikon pamjet e projektit! Ja si do duket stadiumi i ri i Kavajës

FOTOT/ FSHF publikon pamjet e projektit! Ja si do duket stadiumi i ri i Kavajës
9 Maj, 2025

Qyteti i Kavajës do të ketë së shpejti një stadium të ri futbolli, i cili do të ndërtohet mbi bazën...

Lexo më shumë

Begaj mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, kthejeni 11 majin në ditë feste!

Begaj mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, kthejeni 11 majin në ditë feste!
9 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Michael Gahler, që...

Lexo më shumë

Në prag të zgjedhjeve/ Qeveria merr vendimin: Falen gjobat e vendosura që nga viti…

Nuk kishin vendosur maskën, policia gjobit 621 qytetarë
9 Maj, 2025

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, qeveria ka vendosur të falë gjobat. Bëhet fjalë për gjoba të paekzekutuara deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com