Kryesore

Video/ Tabaku i kujton Damian Gjiknurit thëniet në 2014: Ja çfarë deklaronte për firmën Gulf


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 27/04/18 |
b.f

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka përballur ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës, me deklaratën e bërë prej tij në qershor 2014 lidhur me kompaninë Gulf.

Kjo e fundit ka shpallur falimentin, duke i shkaktuar jo vetëm qytetarëve por edhe kompanive dhe institucioneve të shtetit një dëm të konsiderueshëm, për shkak të tallonave të karburanteve që ka shitur në ditët e fundit të veprimtarisë së saj.

“Lexoj deklaratën e Gjiknurit ndaj fakteve të prezantuara sot nga Partia Demokratike për skemën korruptive të mbështetur nga qeveria të skandalit Gulf e nuk gjej përgjigje: Ministri e kish lexuar ligjin kur doli garant për investitorin serioz? Kur doli garant për ruajtjen e tregut? Kur doli garant për cilësinë e karburantit? Po investitori serioz kush është?”, shkruan Tabaku në rrjetin social, duke publikuar edhe videon ku shfaqet ministri Gjiknuri që flet mbi kompaninë në fjalë në qershor të 2014.

Në atë kohë, Gjiknuri premtonte gjithë mbështetjen e nevojshme, ndërsa përshëndeste investitorët që kishin marrë përsipër të sillnin Gulf në Shqipëri.

Në një dalje për mediat, ditën e sotme, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se distributori kryesor i GULF-it ka qënë Kompania “Armo” dhe se dëshmi e kësaj lidhje është rritja e sasisë së naftës së prodhuar në vend gjatë vitit 2017.

“Nafta e prodhuar në vend është rritur nga 12.000 ton në 167.000 ton (me një vlerë në treg prej 200 milionë Euro). Kjo tregon se nafta e “ARMO” është hedhur në treg dhe është shitur pamvarësisht cilësisë së ulët të saj. “Gulf” ka qenë i vetmi rrjet që ka tregtuar naftën e ARMO-s. Këto dy kompani kanë qënë të lidhura me njëra-tjetrën me klientin e preferuar të qeverisë. Albano Aliko është njëkohësisht pronar dhe i biznesve të tjera me Beson. Njësoj si ARMO që kishte detyrime të papaguara prej 60 milionë Euro dhe “Gulf” operonte me të njëjtën skemë”.

Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë që sipas saj ka heshtur për këtë skandal.

“Shteti nuk na ka dhënë përgjigje shteruese për xhiron vjetore, edhe pse ka nisur fushatë informaliteti për karburantet dhe lojërat e fatit”.

Kompania GULF e ka nisur aktivitetin e saj tregtar në Shqipëri në vitin 2013 nga “Sun Petrolium” dhe në 2014 kjo shoqëri u ble nga një kompani “Offshore” Universal Energy Grup. Hetimet paraprake flasin për një dëm të shkaktuar ndaj privatit dhe shtetit në vlerën e 5 milionë Eurove.

Pas