Bota

Europa kalon 250 mijë viktima, të infektuarit 3 herë më tepër se në mars


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:01 - 18/10/20 |
Opi Nion

Europa po përballet me valën e dytë të koronavirusit, ndërkohë që javën e shkuar numri i rasteve të reja të shënuara ka qenë thuajse tre herë më i lartë se në mars.

Franca ka vendosur mbylljen nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit, ndërkohë që Parisi po pret të ngushëllohet duke konsideruar të gjitha alternativat e mundshme për të mos hequr dorë nga jeta sociale, që rrezikohet nga pandemia për të dytën herë brenda vitit.

Në restorantet e kryeqytetit darka do të mbahet  mes orës 18 dhe 19, duke qenë kjo e vetmja mundësi që lokalet të hapen edhe në mbrëmje, nisur nga fakti që nuk arrijnë dot të përballojnë kostot nëse punojnë vetëm në drekë.

Sipas AFP, numri i viktimave në të gjithë Europën tashmë i ka kaluar 250 mijë persona./Opinion.al

Pas