Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EULEX, mision për sundimin e ligjit apo mision politik?

2021/07/13 at 10:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
EULEX, mision për sundimin e ligjit apo mision politik?

Ish-kryetari i gjyqtarëve të misionit EULEX, Malcolm Simmons, tha para Komisionit të Parlamentit të Kosovës se EULEX-i synonte largimin e “peshqve të mëdhenj” nga skena politike. EULEX i hedh poshtë deklaratat e tij.


“Për komunitetin ndërkombëtar, marrëdhëniet me Serbinë dhe çuarja përpara e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequra nga Brukseli, u bënë përparësi. Ata që i dolën në rrugë procesit u panë si pengues që duhej të largoheshin nga postet udhëheqëse dhe me ndikim. Gjykatësit e EULEX-it ishin mjeti për ta arritur këtë qëllim”, tha ish-shefi i gjyqtarëve të misionit EULEX, Malcolm Simmons, duke hedhur akuza të rënda në adresë të misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Ish-gjyqtari Simmons raportoi me kërkesën e tij  para Komisionit të Parlamentit të Kosovës për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe tha (12.07) se ky mision “kishte për qëllim mënjanimin nga skena politike të personave që ishin parë si pengesë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Simmons: Masa e suksesit – dënimet

Sipas tij, “gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi, në vitet 2014-2015, Serbia ishte vazhdimisht e interesuar lidhur me përparimin e rasteve të krimeve të luftëskundër ish-komandantëve të UÇK-së, përfshirë në ato rastet e ashtuquajtura të Kleçkës dhe Drenicës. Të dyja rastet ishin në proces gjatë bisedimeve dhe sukseset, dhe me sukses dua të them, dënimet, janë parë nga Brukseli si thelbësore për përparimin e bisedimeve”, tha Simmons, duke e përsëritur disa herë që misioni i EULEX-it “kishte synime të qarta politike”.

Malcolm Simmons kishte udhëhequr gjyqtarët e misionit të EULEX-it nga viti 2014 deri në fund të vitit 2017. Sipas tij misioni për sundim të ligjit EULEX, nuk ishte mision për sundim të ligjit por mision politik, dhe është është përfshirë në shumë raste korrupsioni, ndikimi dhe manipulimi. Ai tha se është i gatshëm që të dëshmojë edhe me fakte, nëse autoritetet në Kosovë vendosin të hapin hetim të plotë për misionin EULEX.

Peshqit e mëdhenj në shënjestër

“Pasi u emërova shef i gjyqtarëve, u takova në Prishtinë me shefin e operacioneve civile Kenneth Dean. Gjatë këtij takimi të parë në zyrat qendrore të misionit, ai ma bëri shumë të qartë qëllimin e misionit, që të largojë nga jeta politike personat, që ai i përshkroi si “peshq të mëdhenj”. Gjatë asaj bisede ai më tha se, dhe po e citoj “pres të shoh gjyqtarët e EULEX-it që të dënojnë ata që akuzohen nga misioni’. Gjyqtarët e EULEX-it në fjalët e tij priteshin të luanin rolin e tyre për të siguruar suksesin e misionit. Për mua ishte e qartë se suksesi do të matej me numrin e dënimeve”, tha Malkolm Simmons. Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, tha se misioni ka pasur bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë në Serbi, duke u dorëzuar atyre dosje të krimeve të luftës që i kishte trashëguar nga misioni i Kombeve të Bashkuara.

EULEX: Hamendësime pa bazë

Pas raportimit të zotit Simmons para Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës, reagoi misioni EULEX-i cili ka mandat që të operojë në Kosovë. Në reagim thuhet se deklaratat e bëra nga Malcolm Simmons “janë një koleksion hamendësimesh të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetash dhe mendimesh personale”.

“Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, meqë deklarata e Simmons është e mbuluar nga imuniteti i privilegjit parlamentar, ai është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkelje që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX, gjë që ka për qëllim t’u shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta. Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vetë BE-së”, thuhet ndër të tjera në reagimin e EULEX-it.

Hakmarrje personale?

Sipas EULEX-it gjatë deklaratës së tij ish-gjyqtari Malcolm Simmons “ka pranuar të ketë pasur kontakte me palë të treta në rastet e vazhdueshme, gjë që është një shkelje e parimeve themelore gjyqësore, duke e parë këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar misionin dhe si një reflektim të pakënaqësisë së tij të përgjithshme me rezultatin e tri hetimeve që janë kryer kundër tij nga autoritetet e BE-së në Bruksel dhe që u janë dorëzuar autoriteteve deleguese të Mbretërisë së Bashkuar për veprime të mëtejshme”.

Misioni EULEX në reagimin e tij, shpalos edhe detaje sesi ish-gjyqtari Malcolm Simmons kishte synuar poste brenda misonit EULEX, deri në Gjykatën Speciale, por, që nuk ishte përzgjedhur.

Pak histori

“Simmons ishte punonjës i deleguar nga Mbretëria e Bashkuar në EULEX prej vitit 2008 në disa pozita dhe pothuajse gjatë gjithë mandatit ekzekutiv të EULEX-it, i cili përfundoi në qershor 2018. Gjatë kësaj periudhe, Simmons ishte deleguar nga Zyra së Jashtme dhe të Komonuelthit. Ai  nuk punon më për këtë zyrë, por sipas deklaratës së vet Simmonsit, gjatë tërë periudhës së tij në EULEX ai rregullisht u kishte raportuar autoriteteve të Mbetërisë së Bashkuar. Ai pretendon se në vitin 2013 i kishte paraqitur shqetësimet e tij para ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, jo para EULEX-it, BE-së apo autoriteteve të Kosovës. Pas kësaj, jo vetëm se nuk është larguar nga EULEX-i, por në vitin 2014 ai bëri kërkesë dhe pranoi të bëhet kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it. Në fund të vitit 2015, Simmons  deklaroi me krenari publikisht se EULEX-i ka qenë veçanërisht efektiv në llojet e rasteve me të cilat është marrë. Sipas deklaratës së sotme të Simmonsit, në vitin 2016 ai gjithashtu kishte aplikuar që të bëhej kryetar i Dhomave të Specializuara të Kosovës, por nuk ishte përzgjedhur”, thuhet në reagimin e misionit EULEX.

Më parë edhe zyrtarë të tjerë të misionit EULEX, kishin hedhur akuza për korrupsion ndaj misonit dhe për gjykime të ndikuara. Në prill të vitit 2015, zyrtarët evropianë mbyllën një proces hetimesh katërmuajor mbi dyshimet e hedhura për korrupsion në radhët e Misionit të EULEX-it në Kosovë.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EULEX, u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Që nga ajo kohë e deri në vitin 2018 ai kishte kompetenca ekzekutive. Misioni edhe tani vazhdon mandatin në Kosovë, por me kompetenca të kufizuara, dhe kryesisht ndihmon Gjykatën Speciale për krime Lufte selia e së cilës gjendet në Hagë./ DW



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Plasari tregon bisedën me deputetin:Politika,rrruga më e mirë për pasuri

Plasari tregon bisedën me deputetin:Politika,rrruga më e mirë për pasuri

Plasari: Më kanë ftuar për të qenë deputet, nuk kam përgatitjen

Plasari: Më kanë ftuar për të qenë deputet, nuk kam përgatitjen

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2021
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}