Kryesore

Escobar: SHBA mbështet fuqishëm Kosovën, të zbatohen marrëveshjet e Brukselit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:13 - 02/02/22 |
Opi Nion

Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Miroslav Lajçak këtë të mërkurë kanë përfunduar vizitën e tyre dy ditore në Kosovë dhe kanë mbajtur një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Escobar teksa e ka cilësuar të suksesshme vizitën e tij në Kosovë është shprehur se kjo vizitë është e rëndësishme dhe tregon përkushtimin e SHBA ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

“Mendoj se në këtë rol është më rëndësi për mua që të bëjë vizitën e parë në Kosovë për të treguar unitet dhe përkushtimin tonë ndaj dialogut. Jemi takuar me të gjithë udhëheqësit kyç dhe mendoj se kemi pasur takime të mira.

Në fund të këtij procesi shpresojmë që të ketë rezultat dhe të ketë një zgjidhje që do të jetë e mirë si për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë  Escobar.

Ndër të tjera Escobar ka theksuar se administrata e SHBA-ve e mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kjo administratë bashkë me administratat tjera të SHBA-ve mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, është shprehur ai.

Gjithashtu Escobar ka bërë thirrje që marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të respektohen./Opinion.al

Pas