Aktualitet

Lejohet kalimi i kamionëve nga Kapshtica për në Greqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 02/02/22 |
Opi Nion

Pas pezullimit të lëvizjes së kamionëve drejt Greqisë dhe Maqedonisë nga pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës për shkak të reshjeve të dendura të borës, ka ardhur një njoftim i dytë nga pala greke.

Policia Kufitare e Kapshticës ka bërë të ditur se pala greke lejon lëvizjen e kamionëve në drejtim të Greqisë nga Kapshtica. Ndërsa nga dogana e Qagë Thanës vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë Stacioni i Policisë Kufitare  Kapshticë:

Nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë.

Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”,-thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas