Kronikë

Operacioni në burgje/Policia jep detaje:28 persona të implikuar, mes tyre dhe gra



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 02/02/22 |
Opi Nion

Policia e Elbasanit, në një konferencë për shtyp ka dhënë më shumë detaje rreth operacionit policor të ushtruar në burgje.

Bazuar në punën hetimore dhe informacionet e marra në rrugë operative, ka referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Korrupsioni aktiv e pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan mundesoi grumbullimin e provave dhe dokumentimi i implikimit në vepra penale, me veprime aktive, i 28 shtetasve. Kjo punë e përbashkët hetimore është bërë edhe me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Trinom”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i  masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

  1. Hysni Ndreu, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ’’Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
  2. Gazmir Meta, 52 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
  3. Elvis Gjoci, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  4. Gentian Gjata, 48 vjeç, banues në Elbasan, pronari i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
  5. Gentian Mino, 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
  6. Dardan Xhahysa, 24 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;
  7. Mikel Gjella, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
  8. Klevis Deliaj, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
  9. Genci Xhahysa, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;
  10. Ervin Velia, 32 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  11. Rigers Miha, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”;
  12. Kastriot Gjella, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim;
  13. Enver Kasneci, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;

 Janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”për shtetaset:

  1. L. Gjata, banuese në Elbasan, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
  2. F. Sula, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;

 Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, janë grumbulluar prova që dokumentojnë se janë të implikuar edhe 13 shtetas të tjerë, për të cilët janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

  1. Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
  2. Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
  3. Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
  4. Gazmir Braka, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
  5. Aleksandër Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
  6. Arben Grori, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
  7. Aleksandër Alibashi, 31 vjeç, banues në Vlorë, i dushuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
  8. Ilia Beshello, 42 vjeç, banues në Pogradec, ish-punonjës në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Korrupsion pasiv të personave që kryejnë funksione publike”;
  9. Veli Bici, 61 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
  10. Robert Dedaj, 62 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës policie, aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
  11. Olgert Mucka, 38 vjeç, banues në Devoll, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
  12. Artan Dulillari, 55 vjeç, banues në Maliq, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
  13. Metkë Nurçelli, 39 vjeç, banues në Korcë, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës për masat e sigurisë për personat e implikuar në vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende  e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit.

Gjithashtu, këta shtetas cenonin rëndë rregulloren e brendshme të funksionimit të institucioneve në burgje.

Të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, duke shpërdoruar detyrën apo me anë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike.

Pas