Aktualitet

Energjia e erës/Balluku: 6 kompani kalojnë në fazën e dytë për ndërtimin e parqeve eolike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:17 - 16/09/22 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ditën e sotme bëri me dije se ankandi i hapur nga qeveria për ndërtimin e parqeve eolike që do të prodhojë energji përmes erës ka kaluar në fazën e dytë.

Balluku tha se nga 17 kompani kryesisht ndërkombëtare që morën pjesë në fazën e parë, 6 kompani kanë kaluar në fazën e dytë. Kompanitë që kanë kaluar në këtë fazë janë franceze, gjermane, turke dhe shqiptare.

“Këto do jenë parqet e para në Shqipëri. Shuma totale e prodhimit do te jetë 150 megavat orë. Do të kërkojmë nga kompanitë që të përfundojnë sa më shpejt punën. Nuk e dinim që do të kishte një krizë energjie kur ne e kemi nisur punën për parqet. Në fazën e parë, ku morën pjesë 17 kompani kryesisht ndërkombëtare, ne kemi arritur në një numër prej 6 kompanish që do të vlerësojmë kushtet financiare që do të bëhet live. Pra nga faza e parë për kushtet teknike janë fitues 6 kompani të huaja e një konsorcium shqiptar. Janë kompani Franceze, gjermane, turke, turke dhe shqiptare. Kemi vendosur një tavan, që do të jetë 75 euro për megavat orë. Ofertat duhet të jetë më pak se ky tavan.
Duke qenë se çmimet janë të paparashikueshme në tregjet e huaja. Ky do jetë përfitim për ne për lidhjen e kontratës me cmimim maksimal deri në 75 euro”.- tha Balluku.

Ankandi i erës u hap në korrik të 2021 dhe u mbyll në qershor të këtij viti.

Pas