Aktualitet

Fasha 800 kilovat/orë, Balluku: Në fuqi deri në Dhjetor, do ulet ose hiqet nëse…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 16/09/22 |
Opi Nion

Zëvendës kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka deklaruar se fasha për rritjen e çmimit për familjet që shpenzojnë mbi 800 kwh do të jetë në fuqi deri në 31 Dhjetor.

Më pas, do të rishikohet dhe në varësi të kushteve energjetike dhe hidrike të Shqipërisë do të merret një vendim i dytë për ta lënë në fuqi, për të ulur çmimin e kësaj fashe ose për ta hequr fare.

“Dua të nënvizoj një fakt të rëndësishëm, që ky çmim që do të kërkojë miratimin e nga ERE do të qëndrojë në fuqi deri në 31 Dhjetor, pasi në fund të Dhjetorit ne do të kemi mundësi ta rishikojmë çmimin sipas kushteve. Në rast se do të kemi më pak importe dhe me shpresë do të kemi kushte shumë më të mira hidrike, atëherë edhe çmimi i fashës 800 kilovat/orë do të ulet ndjeshëm apo edhe mund të heqim fashën në varësi të prodhimit vendas që do të kemi kjo është diçka shumë e rëndësishme që ne e ndajmë me qytetarët, pasi qytetarët duhet të kuptojnë që kjo është një situatë dinamike dhe ne jemi të detyruar të vëmë këtë fashë pasi kurrë nuk kemi qenë dakord për fashën, por është një masë për të kursyer”, tha Balluku.

Pas