Aktualitet

Takimi me ambasadoren Kim, Alibeaj: Ja çështjet kryesore që diskutuam



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 16/09/22 |
Opi Nion

Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin e zhvilluar në kryesinë e Kuvendit me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në një status në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se disa nga çështjet kryesore që janë diskutuar ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

“Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.

Njsja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!”-shkruan Alibeaj.

Pas