Aktualitet

Sulmet kibernetike/Eksperti: Përveç Iranit, ky është shteti tjetër që na ka goditur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 16/09/22 |
Opi Nion

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se përveç Iranit edhe një shtet tjetër, që sipas tij, është Rusia, qëndron pas sulmeve kibernetike në vendin tonë.

Ai ka theksuar se sulmet po vijojnë në të gjithë rajonin, madje e lidh edhe vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë pikërisht me sulmet kibernetike që janë zhvilluar në Kosovë.

“Duhet thënë se nga të gjitha sistemet kemi vetëm E-Albania, por të gjitha sistemet e tjera online, të bankës apo të mbrojtjes nuk janë prekur. Është një hartë shumë më e gjerë sulmesh dhe është për të gjithë rajonin. Është një sulm i mirëfilltë terrorist. Ka qëllim të destabilizojë rajonin. Nuk është vetëm Irani. Është edhe Irani edhe Rusia.  Edhe Kurti ka ardhur me shpejtësi në Tiranë. Nuk janë lajme të rastësishme këto”, – tha Karamuço.

Ndër të tjera eksperti i kriminalistikës thekson se priten arrestime dhe urdhër ndalime për sulmet kibernetike.

Kujtojmë se më 6 shtator të këtij viti, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Vendimi erdhi pasi sipas kryeministrit Rama Irani fshihet pas sulmeve kibernetike në vendin tonë.

Pas