Aktualitet

Emri/ Tentoi të kalonte drogë me furgon, arrestohet belgu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 27/08/21 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar nga Belgjika ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, pasi në furgonin që ai po drejtonte është gjetur një sasi droge.

Policia bën me dije se në mjetin që drejtonte 40-vjeçari Mario Blomme, pas kontrollit në vijën e dytë, iu gjet një sasi e papërcaktuar kanabisi. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan nga Policia.

Materialet do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas