Kronikë

Emri/ Pranga 43-vjeçares në Tiranë, kërkohej për lidhje me terrorizmin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:51 - 05/09/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar mëngjesin e së shtunës, arrestimin e një shtetaseje shqiptare e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ajo është 43-vjeçarja Lubjana Gjeçaj, e dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë me qëllime  terroriste.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e  Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja:Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020. Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë”, ka njoftuar policia./Opinion.al

 

Pas