-Jetë dhe Stil

Shiste shalqinj me Lamborghinin 600 mijë dollarë, gjobitet nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 05/09/20 |
Opi Nion

Policia ka arritur të gjejë një person misterioz i cili shiste shalqinj me makinën e tij luksoze Lamborghini në Stamboll. Ata thanë se ai ishte një influencues Iranian, i cili e kishte bërë këtë veprim për ta shpërndarë në rrjetet e tij sociale. Por policia ka vendosur ta gjobisë me 1,228 lira turke ($165).

Ky personu gjobit me arsyen se ishte duke përdorur makinën për qëllime të tjera nga ato për të cilat kishte leje dhe është pezulluar nga drejtimi I mjetit për 15 ditë.

Më 2 shtator, ky burrë nga Irani e kishte ndalur makinën e tij Lamborghini në rrugën e populluar në  “Beyoğlu” dhe kishte nisur të shiste shalqinj për 5 lira (60 cent). Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale u kthye në një mister për policinë, që më në fund ka arritur ta gjejë përmes numrit të regjistruar në provincën e Antalias.

Burri u gjobit dhe u la i lirë të largohej. Çmimi I një Lamborghini Aventador në Turqi shkon në rreth 5 milionë lira turke (600 mijë dollarë, sipas ekspertëve të makinave.

Taksa vjetore e mjetit që shkon nga zero në 100 km/h për 2.9 sekonda, është 46,000 liras ($6200)./Opinion.al

Pas