Aktualitet

Gjendet i mbytur në liqenin e Farkës 14-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:54 - 05/09/20 |
Opi Nion

Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në liqenin e Farkës. Viktima është identifikuar si A.R, ndërsa raportohet se ai ishte zhdukur që prej së enjtes, kur familjarët kishin bërë denoncim në polici. Trupi i pajetë i minorenit është gjetur këtë mëngjes nga polumbarët, që kishin nisur kërkimet prej mbrëmjes së djeshme.

Kamerat e sigurisë së disa bizneseve pranë zonës ku banon e kanë filmuar teksa ka qenë me një shok moshatar, sikur raporton Report TV. Kërkimet kanë nisur nga ora 20:00 deri në 21:30 të së premtes por për shkak të errësirës nuk është bërë e mundur gjetja e trupit duke bërë që operacioni të shtyhej për mëngjesin e sotëm.

Sot rreth orës 06:20 në momentet kur familjarët janë afruar pranë vendit ku 14-vjeçari ishte parë për herë të fundit kanë gjetur trupin mbi ujë./Opinion.al

Pas