Aktualitet

EMRI/ Ndryshime në qeveri, kush është mjekja që emërohet zëvendës/ministre



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 15/06/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë ndryshime në kabinetin qeverisës. Këshilli i Ministrave me propozim të kryeministrit, Edi Rama,  ka emëruar në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mjeken Entela Ramosaçaj.

Vendimi mban firmën e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa thuhet se ky emërim bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./Opinion.al

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./Opinion.al

Pas