Kronikë

Emri/ Lezhë, plagoset me armë zjarri 25-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 17/09/21 |
Opi Nion

Një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë.

Paulo Bushi, është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, është identifikuar autori, Xhulio Vokrri, dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas