Rajoni

Kosovë/ 19 viktima dhe mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 17/09/21 |
Opi Nion

Vijon të jetë serioze situata e pandemisë Covid-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 279 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 12.464.

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 44 janë në kujdes intensiv, ndërsa 540 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi../Opinion.al

Pas