Aktualitet

Emri/ Konflikt për motive pronësie, plagoset me thikë një person në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 23/08/21 |
Opi Nion

Një sherr për motive pronësie ka përfunduar me një person të plagosur në Korçë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një resorti në Malin Moravë.

Anri Reli, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin Sotiraq Misha banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

“Më datë 23.08.2021, rreth orës 12:15, jemi njoftuar se në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A.R., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S.M.,  banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e policisë, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas