Bota

Video/ Si u shpëtuan trupat e SAS të bllokuar në Afganistan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 23/08/21 |
Opi Nion

Në kohën kur talebanët merrnin nga dita në ditë provincat e Afganistanit, një grup prej 20 vetash nga Forcat Speciale (SAS) të ushtrisë britanike kishin ngecur në zonën e Kandaharit në Afganistan .

Ata kërkuan ndihmë tek shefat e Forcave Speciale në Britani, por duke qënë se nuk mund t’i ndihmonin nga aeroporti i Kandaharit pasi ishte pushtuar nga talebanët, ushtarët e SAS hynë nga një vend sekret në shkretëtirë.  

Ngjarja ndodhi fill pasi talebanët morën Kandaharin, ndërsa është njoftuar sëfundmi nga ushtria britanike.

Situata ishte e rrezikshme pas këto trupa gjendeshin qindra kilometra larg grupit tjetër të ushtarëve britanikë në Kabul.

Si pjesë e operacionit, shefat e RAF morrën avionin ‘Hercules’  i aftë për të zbritur dhe ngritur përsëri në shkretëtirë.

Avioni fiku menjëherë sinjalin e vendndodhjes sapo u afrua në hapësirën ajrore të Afganistanit duke u ulur disa dhjetra kilometra në jug-perëndim të Kandaharit për të marrë ushtarët e ngecur aty.

Sikurse duket edhe nga harta e nxjerrë prej FlightRadar, avioni u rishfaq në radarë vetëm pasi doli nga hapësira ajrore e Afganistanit duke nxjerrë shëndoshë e mirë 20 ushtarët prej andej.

Pas