Kronikë

Emri/Baba i dy fëmijëve, shqiptari humb jetën në aksidentin tragjik në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:37 - 24/12/21 |
Opi Nion

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Novara të Italisë.

Mësohet se viktima është një 40-vjeçar, i cili u përfshi në një aksident teksa po kthehej nga puna në drejtim të shtëpisë.

Sipas mediave italiane, viktima është shtetasi Arian Domi, babai i dy fëmijëve. Mësohet se ai jetonte prej vitesh në Itali, ndërsa të mërkurën në darkë, teksa udhëtonte me një automjet “Audi”, shqiptari u përplas me murin e një shtëpie.

Raportohet se goditja ishte fatale për babain e dy fëmijëve, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

40-vjeçari, i cili punonte në një kompani ndërtimi në Carpignano Sesia. Ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë mjegulla, duke bërë që ai të humbiste edhe kontrollin e makinës.

Një zyrtar i zonës, u shpreh se Domi ishte punëtor dhe ishte integruar mirë në Itali./Opinion.al

Pas