Kronikë

Emrat/Vrau me thikë vëllain në Maqellarë, identifikohet autori dhe viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:03 - 29/04/21 |
Opi Nion

Është identifikuar viktima dhe autori i krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Allabegi, Maqellarë të Dibrës, ku vëllai vrau vëllanë.

Ka qenë 26-vjeçari, Florian Tonuzi, ai që ka vrarë me thikë vëllain e tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi. I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e gjakëdërdhjes.

Ndërkohë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen  e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes./Opinion.al

Pas