Aktualitet

Theu herësin, Boçi: S’mund të bërtas dot fitore, është rreshtim pranë jush


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 29/04/21 |
Opi Nion

Kandidati i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi ka thyer herësin dhe ka arritur që të sigurojë një mandat në kuvendin e ardhshëm.

Pas arritjes së këtij rezultati ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Teksa ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin që i kanë dhënë, Boçi ka shprehur vlerësimet dhe për kreun e PD-së Lulzim Basha që i besoi kandidimin dhe për drejtuesin politik në Elbasan, Gazmend Bardhi.

Më tej ai thotë se nuk mund të bërtasë dot fitore, sepse ky rezultat është thjesht një rreshtim i ri pranë qytetarëve.

Postimi i plotë:

Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Elbasan, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga dhuna e tij, as nga joshjet e miklimet për favore!

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëzhguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e ZAZ-ve, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e zhurmë, po me shpirt e zemër, nē këtë betejë të pabarabartë me të keqen!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen!

Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lufta krah meje!

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin, për Gazin që drejtoi me dinjitet fushatën e qarkut, për grupin cilësor të deputetëve që me diferencat e qëndrimeve e opinioneve kalimtare, më motivuan më shumë.

Në fund, familja ime tashmë e rritur në numër, jam vetë unë!

Megjithatë nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju!

Beteja për të çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon./Opinion.al

 

 

 

 

 

Pas