Është identifikuar viktima dhe autori i krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Allabegi, Maqellarë të Dibrës, ku vëllai vrau vëllanë.
Ka qenë 26-vjeçari, Florian Tonuzi, ai që ka vrarë me thikë vëllain e tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi. I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e gjakëdërdhjes.
Ndërkohë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes./Opinion.al