Kronikë

Emrat/Sherri nisi në lokal,37-vjeçari ishte i dehur kur vrau me thikë 60-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 07/05/22 |
Opi Nion

Një vrasje me thikë është raportuar paraditen e sotme nga Policia e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Harry Fultz”, në kryeqytet, rreth orës 11:15.

U raportua se 37-vjeçari Olgert Dhimitri ka qëlluar me thikë dhe lënë të vdekur 60-vjeçarin Ilir Kapo.

Mësohet se gjithçka ka nisur pas një sherri banal mes dy personave. Të dy shtetasit ndodheshin në një lokal kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ndërsa tvklan.al raporton se autori ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Mendohet se viktima dhe autori njihen mes tyre pasi banojnë në të njëjtën lagje. Dyshohet se autori është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Pas debatit në lokal, të dy dolën jashtë dhe u konfliktuan, ku 37-vjeçari goditi me thikë. 60-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në polici dhe është nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al

Pas