Kronikë

Emrat/Vetëvarja e Ilvi Metës në komisariat, gjykata lë në burg 3 policët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 07/05/22 |
Opi Nion

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 3 policët e arrestuar për vetëvrasjen e Ilvi Metës në ambientet e Komisariatit të Kavajës.

Gjykata vendosi të lërë në burg tre punonjësit e policisë në Komisariatin e Kavajës, përkatësisht Pertit Brahimaj me detyrë nënkomisar, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola me detyrë inspektor.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës”.

Kujtojmë se 31-vjeçari, Ilvi Meta i dha fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e kapuçit të bluzës në ambientet e paraburgimit pasi ishte arrestuar për “Vjedhje”./Opinion.al

Pas