Te Fundit

Emrat/ Kultivonin bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Skrapar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 15/07/21 |
Opi Nion

Policia në Skrapar ka arrestuar dy vëllezër pë kultivim të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve, në pranga kanë rënë Emiljano dhe Ardenis Rama.

Bëhet me dije se shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve në fshatin Barçë.

Ndërkohë, në banesën e Emiljano Ramës u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas