Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denaj: 39 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit

2021/07/15 at 11:13 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Denaj: 39 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit

Ministrja e Financave Anila Denaj shprehet se ekonomia shqiptare vijon të rritet. Denaj ka publikuar  të dhëna për të ardhurat në buxhetin e shtetit nga janari deri në qershor 2021.


Sipas ministres, janë 39 miliardë lekë më shumë në buxhetn e shtetit dhe ky ritëm do të vijojë dhe në të ardhmen.

 “ 39 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit. Treguesit fiskalë të janar – qershor 2021 tregojnë se ekonomia shqiptare po vijon të performojë pozitivisht. Mbetemi të angazhuar në realizimin e planit të të ardhurave dhe shpenzimeve”, shkruan ministrja Denaj.

Sipas Ministrisë së Financave, performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 6 mujore (Janar – Qershor 2021) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale për 6-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 104 % të planit të 6-mujorit. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 6-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 95.8% të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e gjashtë të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliardë lekë.
Gjatë kësaj periudhe është ulur stoku i rimbursimit të TVSH-së me 10 miliard lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Performanca Paraprake 6-Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve.

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 6-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 234 miliardë ose 104 % të planit të 6-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë rritje prej 39 miliard lekë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 84.7 miliardë lekë, 16.5 miliardë lekë ose 24.3% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 5.6% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 6 mujorin e vitit 2021. Të ardhurat doganore të 6 mujorit 2021 kanë shënuar realizimin më te lartë nga viti 2013.

Sipas Analizës së 60 grup mallrave, 50% të kontributit në totalin e të ardhurave doganore e zënë 5 produkte dhe përkatësisht:
karburant importi 23.7%
cigaret 12.5%
metalet bazë dhe artikujt prej tyre 6.1%
automjetet e përdorura me 4.4%
plastika dhe artikujt 2.7% të të ardhurave
Ndërkohë, ndikimin më të madh në rritje krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i karburante, automjetet e përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, cigaret, veshje dhe tekstile dhe materialet e ndërtimit, me efekt +9.6 miliardë lekë si rezultat i rritjes së sasisë së importuar dhe ndryshimit të çmimit.

Të ardhurat nga TVSH në import për 6 mujorin rezultojnë 56.9 miliardë lekë, 12.3 miliardë lekë ose 27.5% më shumë se një vit më parë, si dhe 3.2 miliardë ose 5.9% më shumë se plani për 6 mujorin 2021. Ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në realizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Gjatë 6 mujorit 2021, produktet doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë karburante importi, automjetet e përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, veshje dhe tekstile, dhe materialet e ndërtimit, të cilat kanë një kontribut pozitiv +6.1 miliardë lekë. Ndër produktet me efekt negative renditen energjia elektrike, mielli dhe gruri, sheqeri, dhjamëra dhe vajra shtazore dhe fruta –perime, me një efekt -0.8 miliardë lekë.

Gjatë 6 mujorit 2021, rënia e sasisë së importuar të energjisë elektrike –435.4 mijë megaëatorë, krahasuar me vitin 2020, ka sjellë efekt -393 milionë lekë në të ardhurat për TVSH, megjithëse efekti në të ardhurat totale si rezultat I ndryshimit të çmimit ishte +168.5 milionë lekë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 23.2 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë ose 17.3% më shumë se viti 2020, si dhe 1.1 miliardë lekë ose 5% më shumë se plani i akcizës për 6 mujorin 2021. Ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza kanë pasur produktet:
Karburant importi, me një rritje 50.3 mijë ton, (+21.4%) më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura +2 miliard lekë, ose 20.6%.
Cigare me një rritje 25 ton, (+2%) më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura +1.1 miliard lekë, ose 15.2%.

Ndër produktet e akcizueshme që kishin ndikim negativ ishin:
Birrë prodhim vendi me një rënie prej 2.6 mijë ton (-17.1%) krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me -66 milionë lekë
Gaz I lëngët me një rënie prej 19.6 mijë ton (-30.5%) krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me -7 milionë lekë

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.2 miliardë lekë, 134.9% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 103.7% kundrejt planit, ose 44 milionë lekë më shumë. Të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 1 miliardë lekë, 328.4 milionë ose 47.8% më shumë se renta e 6 mujorit të vitit 2020. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë pësuar rritje si rezultat i rritjes së sasisë së prodhimit të naftës bruto e cila për 6 mujorin 2021 është 12.9% më shumë se viti i kaluar me efekt +88.6 milionë lekë, por në të njëjtën kohë edhe rritja e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, ka sjellë një efekt +239.8 milionë lekë. Gjatë 6 mujorit 2021 kemi një rritje të rentës për njësi nga 2.36 lekë/ton në 3.08 lekë/ton.

Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rritje në masën 24.1 milionë lekë, për shkak të rritjes së sasisë së eksportuar me 10.5% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 me efekt +21.4 milionë lekë njëkohësisht dhe rritjes së çmimit të mineraleve, me efekt +2.7 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.3 miliardë lekë, 513 milionë lekë ose 18.3% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 153 milionë lekë ose 4.8% më shumë se plani i 6 mujorit 2021. Peshën më të madhe në taksën doganore e zënë produktet si cigaret (9.1%), fruta perimet (8%), mish importi (7.6%), veshjet e këmbës (7.5%).

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 6 mujorin 2021 u realizuan në masën 118.2 miliardë lekë, 15.6 miliardë ose 15.2% më shumë se 6 mujori i vitit të kaluar, si dhe 1.3 miliardë lekë, ose 1.1% më shumë se plani i 6 mujorit 2021.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 26.8 miliardë lekë, 6 miliardë ose 28.8% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 3.1 miliardë ose 13.1% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 6 mujorin 2021. Sektorët me kontributin më të madh krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 janë sektori i tregtisë, ndërtimit dhe sektori i prodhimit. Rimbursimet për periudhën 6 mujore 2021 arritën 15.3 miliardë lekë, 8.1 miliardë lekë ose 111.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 5.4 miliardë lekë ose 54.9% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 6 mujorin 2021.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 17.7 miliardë lekë 4 miliardë lekë, ose 28.9% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 4 milionë lekë ose sa plani 2021 për Tatimin mbi Fitimin. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton sektori i shërbimit me rritje 40% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 dhe sektori i ndërtimit me rritje 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.3 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë ose 21.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 130 milionë ose 0.7% më shumë se plani 6 mujori 2021. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë pasur:
të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 352% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020;
të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet me rritje 146% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020;
Taksat nacionale, për peridhën Janar-Qershor 2021 u realizuan në masën 17.9 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 29.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 0.1 miliardë lekë ose 5.3% më shumë se plani i përcaktuar për 6 mujorin 2021. Peshën më të madhe në të ardhurat e taksës nacionale e zë taksa e qarkullimit rrugor me 49.5% të totalit të taksës nacionale, e cila gjatë 6 mujorit 2021 ka pësuar rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 51.8 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 13.7% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe realizim 105.2% të planit për 6 mujorin 2021. Nga analiza e numrit të të punësuarve të deklaruar për muajin Maj 2021 rezulton rritje me 13.100 vende pune ose 2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe 11.500 ose 1.7% vende pune më shumë, krahasuar me mesataren e vendeve të punës për periudhën maj të viteve 2016-2020.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e gjashtë të vitit 2021, arritën në rreth 263.1 miliard LEK me një realizim në masën 95.8 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 12.6 përqind më i lartë ose rreth 29.4 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 6 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98.9 përqind dhe 72.6 përqind të planit të periudhës.
Niveli i deficitit për periudhën 6 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliard LEK, ose rreth 9.6 miliard LEK më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 6 mujore niveli i deficitit rezulton 58.4 përqind e planit të periudhës prej rreth 49.8 miliard LEK. Grafiku 3: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt (në milion Lekë)./ Opinion.al

Etiketa: Anila Denajekonomiashqiperi


Ju sugjerojmë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
Para
Vaksina anti-COVID e detyrueshme, fillojnë protestat në Francë

Vaksina anti-COVID e detyrueshme, fillojnë protestat në Francë

Shëndetësia, Rama: Prioritet autonomia spitalore

Shëndetësia, Rama: Prioritet autonomia spitalore

Aksionet e fundit të SPAK, Gjata: Gjithçka bëhet me lejen e shefave

Aksionet e fundit të SPAK, Gjata: Gjithçka bëhet me lejen e shefave
















TE FUNDIT

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}