Kronikë

Emrat/Drogë dhe prostitucion, OFL i dërgon formularin 4 të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:22 - 10/11/20 |
Opi Nion

OFL është ndalur sot në Berat, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër shtetasve të dënuar më parë.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Blerim Vrapi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Agron Bardhoshi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;

Reshep Spata, banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Lorenc Hoxha (K.), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas