Aktualitet

“Nuk mungojnë kapacitetet”, Manastirliu sqaron kufizimet e orareve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 10/11/20 |
Al Do

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në një dalje për mediat se spitalet COVID kanë ende kapacitete për të trajtuar pacientë me COVID-19 duke iu përgjigjur kështu akuzave të opozitës.

Ajo tha se në gadishmëri janë edhe struktura rajonale por ende nuk është e nevojshme aktivizimi i tyre.

Kam një thirrje të opozitës, jo për të zbukuar realitetin, por jo ta nxijnë me patëdrejtë. Një realitet i veshtirë për ne dhe për botën. Ky realitet nuk është ashtu sic do ta shesi opozita. Sot raportohet se në Çeki, Itali, Francë, është vënë alarmi për mbingarkesë të sistemit. A bëhen në këto vende konferenca shtypi për të mos besuar te sistemi shëndetësor? A i meritojnë mjekët këto? Në situata si kjo që ndodhin 1 herë ne 100 vjet rruga e duhur është bashkëpunimi me popullatën. Puna jonë nuk ka ndaluar asnjë moment në këto 8 mauj të gjatë. Kemi punuar për të përballuar vjeshtë-dimrin, në pritje të rritjes së rasteve që ishte e parashukuara. Kemi rritur kapacitetet testuese dhe gjurmuese. Kemi gati spitalet rajonale sipas skenareve, në momentin që do të ketë ezaurim të kapaciteteve ende të pa ezuruarara të katër sturkturave që kemi ngritur aktualisht. Mjekët e familjes kanë ndjekur mbi 15 mijë qytetarë. Në spitale po trajtohen 360 pacientë të cilët janë në kujdesin e mjekëve në 3 spitalet COVID ku nuk mungon as kujdesi as terapitë as stafet.”, tha Manastirliu.

Më tej ministrja dha sqarime në lidhje me masat e komunikuara ditën e djeshme dhe që do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme. Sipas Manastirliut, ora 22:00, kur do të nisë kufizimi i lëvizjes është vendosur pasi është vlerësuar nga ekspertët se në këtë fashë orare, ka transmetim më të gjerë në grupmoshat e reja që frekuentojnë baret dhe restorantet.

Një prej grupeve tona janë ekspertët e shëndetit publik që bashkëpunojnë me statisticienë dhe nxjerrin konkluzione mbi të dhënat. Ata kanë përcaktuar qytetet me rrisk të ulët, të mesëm dhe të lartë por edhe zonat dhe aktivitetet që shtojnë përhapjen e virusit. Baret restorantet e orëve të vona rrisin përhapjen e virusit sipas statistikave. Nga të dhënat rezulton se rritje të infektimeve ka patur grupmosha 25-45 vjec. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjec. Në ambjentet e mbyllura ulet vigjilenca, nuk mbahet maska. Më pas virusi përhapet në shtëpi tek prindërit dhe gjyshërit.”, tha Manastirliu.

Ndër të tjera, ministrja tha se kadegoritë që përjashtohen nga rregulli i kufizimit, siç janë ata që lëvizin për arsye pune ose emergjence, do të pajisen me leje në portalin “e-albania”.

Nga nesër do të ketë kufizim të lëvizje nga ora 22:00-6:00 deri në datën 2 dhjetor. Përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Këta qyetatarë do të pajisjen me autorizim në e-albania. Duke nisur nga nesër do të ketë kufizim të bareve restoranteve fast food nga ora 22:00-6:00 përvec shërbimit delivery deri në datën 2 dhjetor. Gjithashtu një vendim tjetër që është marrë është administrata që do të punojë online sipas vlerësimit të sektorëve për punën online. Është e rëndësishme të theksojmë nevojën që ka në këto momente për të patur bashkëpunim me të gjithë qytetarët.”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë. /Opinion.al

Pas