Kronikë

EMRAT/ Burri vret me thikë bashkëshorten në Krujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 05/07/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Krujës.

Një burrë ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 45-vjeçare e identifikuar si Klarita Ismalaj, kurse autori është identifikuar si Artan Ismalaj. E gjithë ngjarja ka ndodhur në automjetin e 54-vjeçarit..

Mësohet se vrasësi aktualisht ndodhet në spital pas kishte tentuar të kryente dhe vetëvrasje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas