Aktualitet

Emrat/ 25 mijë litra naftë kontrabandë, arrestohen dy vëllezër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 07/09/22 |
Opi Nion

Një anije peshkimi me një sasi rreth 25 mijë litra naftë u bllokua mëngjesin e të mërkurës në Portin e Durrësit.

Oficerët e Policisë kanë evidentuar dhe kanë ndaluar për kontroll anijen e peshkimit me të cilën lundronin dy vëllezërit Shpëtim Cani, 43 vjeç, dhe Roland Cani, 41 vjeç.

Si rezultat i kontrollit, në bordin e anijes së peshkimit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, për të cilën dy vëllezërit nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm. Si rrjedhojë Shpëtim Cani dhe Roland Cani u arrestuan nga policia.

“Si rezultat i kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërive, shërbimet e PKK Port Durrës në bashkëpunim me autoritetet portuale dhe doganore, ekipin monitorues të Guardia di Finanza dhe me specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimit dhe Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar planin intensiv operacional të koduar “Diesel 2”, në kuadër të të cilit është evidentuar rast i kontrabandimit të mallrave dhe janë vënë në pranga shtetasit Sh. C., 43 vjeç dhe R. C., 41 vjeç, banues në Kavajë (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe kanë ndaluar për kontroll anijen e peshkimit me të cilën lundronin shtetasit e arrestuar. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në bordin e anijes së peshkimit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, për të cilën këta shtetas nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm”-njofton policia.

 

 

 

Pas