Politikë

Elisa Spiropali i përgjigjet Metës


               Publikuar në : 10:06 - 25/06/19 |
geliano fataj

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta. Në një postim në Tëitter, zonja Spiropali shkruan se historia përsëritet si komedi me Haxhiun e ri.

“Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!”

Teksa komentoi vendimin e një dite më parë të Kolegjit Zgjedhor, duke theksuar se ai nuk e prek aspak dekretin e Presidentit, Meta u shpreh se do të qëndrojë në krye të këtij institucioni deri në fund të mandatit.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës shtoi se zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk do të ketë dhe nëse mbahen nuk do të plotësojë standardet.

“Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë standardet e kritereve të Kopenhagenit dhe do të dënoheshin nga organizatat për të drejtat e njeriut. Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Republikën e Shqipërisë. Zgjedhje ligjërisht në Shqipëri në 30 qershor nuk ka dhe nuk do të ketë”, u shpreh presidenti./ Opinion.al

Pas