Aktualitet

Elbasan/ Policia arreston një 23-vjeçar dhe shpall në kërkim 6 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 06/10/20 |
Al Do

Policia e Elbasanit ka arrestuar një nga autorët e ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në Elbasan ku mbetën të plagosur dy të rinj.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, bëhet e ditur se në pranga ka rënë një 23-vjeçar me iniciale M.M si dhe janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë.

Mbrëmjen e 4 tetorit, këta persona kanë goditur me sende të forta dy vëllezër 24 dhe 21 vjeç, në lagjen Haxhias, duke i plagosur lehtë.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas