Bota

Eksperimentohet vaksina e parë kundër HIV me ARN


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 17/03/22 |
Opi Nion

Ka nisur eksperimentimi i vaksinës mARN kundër HIV. Lajmi është bërë i ditur nga kompania Moderna, që shpjegon se pacienti i parë që është marrë për studimin klinik ka marrë tashmë dozën e parë.

Hipoteza është që vaksinat mARN të mund të tolerohen mirë nga organizmi dhe të jenë në gjendje të induktojnë prodhimin e antitrupave që arrijnë të neutralizojnë virusin HIV. Kjo është hera e parë që eksperimentohet një vaksinë e tillë, studimet dhe përdorimi i të cilave nisën pas emergjencës Covid-19.

Sipas koordinatorit të projektit mjekësor, ka shumë optimizëm se ky studim do t’i hapë rrugën përdorimit të gjerë dhe efikas të vaksinave me mARN në fushën e HIV. Gjithashtu bëhet e ditur se kompania Moderna po punon për krijimin edhe të një vaksine tjetër, por që do të ketë rolin parandalues të HIV-AIDS./ Klan News

Pas