Rajoni

Ulje taksash e çmimesh, Greqia miraton paketën e ndihmës sociale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 17/03/22 |
Opi Nion

Greqia ka marrëe masat për të ndihmuar qytetarët për të përballuar rritjen e çmimeve. Qeveria e shtetit fqinj ka miratuar paketën e rezistencës sociale 1.1 miliard euro për 3.2 milionë qytetarë të saj.

Me këtë paketë, shuma e masave sociale për vitin 2022 në Greqi arrin në 2 miliardë euro. Kryeministri grek tha se masat janë të përshtatura për të mbuluar nevojat urgjente të qytetarëve me ardhura familjare vjetore deri në 30.000 euro, pa dëmtuar buxhetin e vitit. Paketa përfshin masa me afat 3 mujor, prill, maj dhe qershor.

“Nuk do lejoj që për t’u dukur i mirë përkohësisht, të rrezikoj ecurinë e zhvillimit të ekonomisë së vendit”- tha Mitsotakis, duke u përgjigjur kritikave të forta opozitës për mbështetjen me “thërrime” në kohë të egra.

Përveç 2 asistencave, masat për përballimin e situatës parashikojnë ulje të taksave, bllokim të taksës së pasurisë të palëvizshme, si dhe subvencionet për bujqësinë, sektor që është goditur javët e fundit. Konkretisht, individë dhe familje me të ardhura deri në 30.000 euro në vit, do të përfitojnë ulje të karburantit, ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje.

Asistencën e shtrenjtësisë 200-300 euro llogaritet ta marrin 1.4 milionë familje, masa që do të zbatohen nga muaji prill. Ndërkohë ministri i Financave dhe ai i Zhvillimit Bujqësor në Greqi paraqitën raportin, për subvencionimin e 180 litrave benzinë për 3 muajt e ardhshëm, aplikimin për asistencë për lëndë djegëse për ngrohje, asistencë ekstra për fëmijët, subvencionimet për bujqësinë, aplikimin e çekut të shtrenjtësisë para Pashkëve Ortodokse 2022, e një sërë të dhënash të tjera për zbatimin emergjent të paketës së plotë të përballimit të situatës.

Pas