Bota

Qeveria italiane ul akcizën për benzinën dhe naftën me 15 cent


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 17/03/22 |
Opi Nion

Qeveria italiane ka ulur akcizën për benzinën dhe naftën me rreth 15 cent. Kjo ndërhyrje e ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve dhe energjisë elektrike, të shkaktuar nga pushimi i Ukrainës nga Rusia.

Mediat italiane shkruajnë se vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe pritet të hyjë në fuqi nesër.

Qeveria italiane ndërhyn për të përballuar faturat e shtrenjta dhe për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve.

Ndërhyrja e planifikuar është ajo e deklaruar dje nga ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, i cili tha një ditë më parë në Senat se çmimi i benzinës dhe naftë s’do të ulet me 15 cent për litër.

“Duke qenë se ka pasur të ardhura më të larta nga TVSH-ja”, si pasojë e rritjes së papritur të çmimeve, mund të përdoret për të “ulur akcizën dhe rrjedhimisht çmimin përfundimtar” të benzinës dhe naftës, pa pasur rënie të të ardhurave të planifikuara vjetore. Ulja e akcizës mund të ndihmojë në uljen e çmimit të karburantit me 10-15 cent për litër”, ka thënë ai./Opinion.al

Pas